Patriotët për Europën/ Grupimi i Orban kalon pragun e PE-së

Grupimi i ri politik i kryeministrit hungarez në PE ka siguruar numrin e nevojshëm të eurodeputetëve vetëm pak ditë pasi u njoftua nisma për formimin e tij. Në përpjekje për të rritur peshën e së nacionalistëve të djathtë, Viktor Orban njoftoi në fund të qershorit synimin e tij për një grup të ri parlamentar të BE-së, i quajtur “Patriotët për Europën”, duke u zotuar për "një epokë të re" që "do të ndryshojë politikën evropiane".
Nismës së tij iu bashkua Partia e Lirisë në Austri (FPOe) dhe ANO centriste të ish-kryeministrit çek Andrej Babiš.
Pesë partitë tjera i janë shtuar këtij grupimi. Ato përfshijnë Partinë për Liri (PVV) të holandezit anti-islamik Geert Wilders, partinë e ekstremit të djathtë Chega të Portugalisë dhe Vox e Spanjës.
Me Partinë Popullore Daneze dhe nacionalistin flamand pro-pavarësisë Vlaams Belang, të cilat njoftuan dje (6 korrik) gatishmërinë për t’u bërë pjesë e grupit, Patriotët për Evropën arritën pragun e parlamentit të BE-së për njohje formale - 23 eurodeputetë nga shtatë vende.
Orbán është ende në pritje të një përgjigjeje nga Bashkimi Kombëtar në Francë. Partia e Marine Le Pen, që pret fitoren e zgjedhjeve parlamentare të Francës, raundi i dytë i të cilave mbahet sot, do t’i sillte këtij grupimi numrin më të madh të eurodeputetëve, 30 të tillë.
Dilemës pritet t’i japë fund edhe Lega në Itali. Matteo Matteo Salvini ka shprehur interes për lëvizjen e re, por nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj.
Orbán – vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së – e ka kritikuar prej kohësh “elitën e Brukselit”.
Partia e tij Fidesz ka qenë e paangazhuar në Parlamentin e BE që kur u largua nga grupimi i djathtë europian, Partia Popullore Evropiane (EPP), në vitin 2021.
Me formimin e Patriotëve për Evropën, Orbán po tenton të bëhet forca dominuese e së djathtës në Parlamentin e BE-së.
Përveç fushatës për vlerat konservatore të familjes, grupimi pritet të kundështojë njëzëri mbështetjen evropiane për Ukrainën.
Partitë që i janë bashkuar nismës së Orban nuk janë parti të paangazhuara më parë. Partia ANO e Babiš-it u largua nga Renew Europe, një grupim që mbledh liberalë dhe centristë, mes tyre partia e presidentit francez Emmanuel Macron.
Vox lë lëvizjen e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR) e lidhur me kryeministrin italian Giorgia Meloni - rivalja kryesore i Orbanit si lojtari dominues në politikën e krahut të djathtë të BE-së.

Add new comment