Tritoli kthehet në modë. Në Sarandë hidhet në erë makina e një biznesmeni, në Vlorë u vihet flaka 3 makinave

Automjeti i një biznesmeni është hedhur në erë mëngjesin e sw enjtes në Sarandë. Mjeti tip Land Rover mësohet se ishte i parkuar përpara një lokalit “Beer House” në pronësi të shtetasit Ilia Marinit që dyshohet se ka qenë edhe objektiv i sulmit. Automjeti është dëmtuar tërësisht, ndërsa është djegur edhe një pjesë e lokalit në katin e parë. Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërsa në Vlorë tre makina u përfshinë nga flakët rreth orës 5 të mëngjesit. Policia dyshon se bëhet fjalë për një zjarrëvenie të qëllimshme, duke ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.
l.m
Add new comment