Avokati i Tom Doshit: Prokuroria në vendimin e saj kaloi kompetencat. Policia sekuestroi laptopin ku janë bisedat e deputetit me mbrojtësit e tij ligjor

Vladimir Meçi, që është dhe avokati i deputetit Tom Doshi, pranoi se policia gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e klientit të tij, ka sekuestruar një laptop dhe një Usb. Në një intervistë telefonike të dhënë mbrëmjen e së enjtes për emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, Meçi tha se në laptopin e sekuestruar nga policia, deputeti Doshi komunikonte me mbrojtësit e tij ligjor. “Një USB dhe një laptop për të cilin komunikonte me avokatin e tij. Aty janë të gjitha materialet e kohëve të fundit mes avokatëve dhe zotit Doshi”, deklaroi Vladimir Meçi. Avokati, Vladimir Meci Avokati tha se deputeti Tom Doshi pas ndalimit të tij nda policia pasditen e së enjtes, nuk është marrë në pyetje. Sipas avokatit Vladimir Meçi, prokuroria në vendimin e saj kaloi kompetencat. Pyetjes se si do të veprohet pas vendimit të Gjykatës, avokati tha se nëse vendimi i ndalimit do të shpallet i pavlefshëm, atëherë deputeti do të jetë i lirë, ndërsa prokurori mund të ketë penalitete deri në pezullim nga detyra.
Add new comment