Topalli në “News 24”: Burgosja e deputetëve përpjekje dëshpëruese për të fshehur sponsorizuesin e vrasjes së dy deputetëve e për të shpëtuar Ilir Metën

Postuar në 27 Mars, 2015 00:45

E ftuar në studion e lajmeve në “News 24” ish-­kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka komentuar për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Topalli shkoi në një linjë me ish­kryeministrin Berisha, kur tha se arrestimi i tyre është falso dhe bëhet për të mbrojtur Ilir Metën. Përballë deputetes së PD­së ishte kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Tedi Blushi. “Është një moment kyç, vendi ndodhet në udhëkryq, 3 javët e fundit është mbërthyer në një skenar ogurzi që ka në bazë akuzën e një deputeti, i cili akuzohet për sponsorizimin e vrasjes së dy deputetëve, gjëja është e paprecedentë, e padëgjuar. Ajo çfarë patë në Kuvend ishte maja e ajsbergut. Arrestimi i deputetëve, asgjë nuk ishte i paparalajmëruar. Ne e kemi dëgjuar, e kemi ndjekur me zë dhe me figurë. Ne e dimë çfarë po ndodh dhe cila është frika e vërtetë. Ngritja e akuzës për dëshmi të rreme, burgosja e deputetëve, kjo ndodhte 20 vite më parë, kjo përpjekje dëshpëruese për të fshehur në të vërtetë sponsorizuesin e vrasjes së dy deputetëve për të shpëtuar Ilir Metën. Ashtu është dhe në organizata mafioze, kur sulmohet bosi i bosëve, eliminohet ai që sulmon”, tha Topalli. Për deputeten e PD-së është iluzive po të thuash që sot jetojmë në kohë normale. “Skandal dhe e frikshme, do ishte shumë iluzive të thoje që po jetojmë kohë normale. Kohët normale kanë përfunduar. Siç duket historia e vendit tonë është si pëlhura e Penelopës. Nuk njoh, nuk di nuk kam dëgjuar që në vende demokratike të ketë deputetë të Kuvendit që akuzon kreun e Kuvendit si sponsorizues të vrasjes së dy deputetëve. Ai kishte vetëm një zgjidhje të jepte dorëheqjen, që të çlirohet nga pesha, që ti linte rrugë prokurorisë të nxirrte të vërtetën”, shtoi Topalli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.