Shqipëri-Armeni për “Francë 2016″/ Tifozët armenë deklarojnë se nuk ka bashkëpunim me serbët për të djegur flamurin shqiptar në “Elbasan Arena”

Postuar në 27 Mars, 2015 06:25

“Ne nuk do të prekim flamurin shqiptar dhe aq më pak ta djegim atë”, kanë deklaruar përmes një njoftimit për shtyp grupimi i tifozëve armene “First Armenian Front”, grupim ky i njohur zyrtarisht edhe nga Federata Armene e Futbollit dhe që pritet të zbarkojë në Tiranë për të qenë në “Elbasan Arena” të dielën gjatë përballjes. Agjencia Telegrafike e Lajmeve, shkruan se situata është sqaruar pikërisht tani kur na ndajnë dhe tre ditë nga përballja mes Shqipërisë dhe Armenisë për eleminatoret e “Francë 2016″. Gjatë këtyre ditëve, në vendin tonë kishte dale hipoteza e një bashkëpunimi mes tifozëve armenë dhe atyre serbe, me qëllim djegien e flamurit kuqezi, por kjo mesa duket është një trillim, i cili nuk gjen mbështetjen e tifozëve miq. Sipas shtypit shqiptar, qe citon burime nga Armenia, theksohet se tifozët e grupiti “First Armenian Front” kanë mohuar kategorikisht këtë bashkëpunim, duke shprehur edhe respekt ndaj flamurit tonë.  Sipas burimeve nga Federta Shqiptare e Futbollit, të dielën pritet të jenë rreth 150 tifoze armenë në stadium, ku do te luhet ndeshja Shqipëri-Armeni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.