“Koha Ditore”/ Institucionet qeveritare do të përfaqësohen në veri nga ilegalët e armatosur, Qeveria krijon vende pune për 483 pjesëtarë të Mbrojtjes Civile

Institucionet qeveritare do të përfaqësohen në veri nga ilegalët e armatosur, shkruan sot “Koha Ditore” madje duke e shoqëruar shkrimin edhe me një karikaturë. Pjesëtarët e Mbrojtjes Civile do ta ndërrojnë shefin, por jo edhe zyrat. Ata do të rekrutohen në dikastere qeveritare dhe në agjenci të ndryshme, por veprimtarinë do ta zhvillojnë në objektet ekzistuese të kësaj strukture ilegale me bazë në veriun e banuar me serbë. Nëpërmjet një marrëveshjeje, Qeveria e Kosovës ka pranuar që asnjë të mos e lërë pa punë, e ajo e Serbisë që të heqë Mbrojtjen Civile nga struktura organizative e Ministrisë së saj të Punëve të Brendshme. Marrëveshja nuk është publikuar, por mbërritjen e saj e kanë konfirmuar autoritetet e BE-së.
Add new comment