Rusia njeh gjendjen e Luftës me Ukrainën

Postuar në 22 Mars, 2024 13:41

Kremlini ka zyrtarizuar termin “luftë” për sa i përket ndërhyrjes së tij ushtarake në Ukrainë. Mediat citojnë Zëdhënësin Dmitry Peskov, sipas të cilit përfshirja e Perëndimit Kolektiv në anën e Kievit, e ripërkufizon në terma faktikë llojin e konfrontimit.

De jure është një operacion ushtarak special, por de facto është kthyer në një luftë

është shprehur Pesktov.

Termi në fjalë ka disa pasoja juridike të papritura, pasi deri më tani Moska ka proceduar ata aktivistë kundër ndërhyrjes që kanë folur për Luftë.

Fjala ‘luftë’ përdoret në kontekste të ndryshme. Krahaso kontekstin tim me atë të rasteve të tjera

vijon Peskov referuar rreth 900 padive për këtë çështje.

Po kështu, zyrtarizimi i termit ‘luftë’ passjell të drejta të posaçme për institucionet dhe mobilizimin e burimeve, por edhe aktivizimin e doktrinave për përdorim të sistemeve të ndryshme të armatimit që konsiderohen si dispozitiv strategjik.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Kolektivi Perendimor apo Kooperativa ushtarake e tij, kane muaj qe flasin per lufte, pergatitje lufte qe "do te ndodhe ne 2 apo tre vite".
Dhe ja, Rusia po ua jep. Kjo e fundit eshte gati.
E nisen fillimin e kesaj lufte para 10 viteve kur, u ulen ne tryese me Rusine, nenshkruan draftin per Autonomine e Donbass, por nuk kishin ndermend ta zbatonin, vetem sa per t'i dhene kohe ushtrise se Ukraines te stervitej e te ishte gati kundra Rusise. ( pohimet e A Merkel).

Kjo stervitje nuk vlejti fare pasi ruset kishin dhe kane superioritet nuk luftim_ konfrontim individual.
Perendimi ne fillim pajisi Ukrainen me topa, u mburren se do te kishin superioritet mbi ruset. Nuk shkoi mbare.
Filluan tankset e gjermanise, leopard. Nuk iu eci as me keto.
U mburren me tankset Bradley, amerikone. Keta digjen si kuti shkrepse dhe ushtaret ruse ua kane vene emrin "empty tin", pasi brenda cdo gje eshte e hequr . Amerikane i druhen kopjimit nga ruset aparatit te ketij lloj tanku.

Po mundohen te trajnojne pilot Ukrainas dhe nuk dine se si.
As raketat taurus gjermane nuk do te vlejne sepse ushtria ukrainase me mercenaret e NATOs eshte duke u futur ne nje makine mishi qe kur del prej saj grihet e tera, keshtu eshte fronti i luftes ne vijen e pare. Dhe, koloneli amerikan i daour ne pension D MacGregor e ka cituar keshtu: "anija e NATOs ka goditur ajsbergun"!

Te gjitha keto vende te kolektivit Perendimor jane ne nje ze per " detyrim te kryerjes se sherbimit ushtarak". Dmth mobilizim te trupave.
Nuk do te vlej, sepse lufta tashme behet me Drone dhe raketa. Qe, Rusia ne keto dy te fundit ka perparesi. Dhe po ashtu ne cdo makineri luftarake ajo eshte me e avancuar. Per nga raketat berthamore ajo ia kalon edhe Amerikes.

Perendimi duhet te pranoj se ka deshtuar dhe eshte mundur. Ukraina si shtet ka deshtuar dhe do t'i duhen dekada te rimekembet.
I vetmi person qe u be bilioner nga kjo lufte eshte Zelensky me Co dhe G Soros.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.