“Panorama” publikon akuzën për vrasje ku Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e deputetit Mark Frrokut

“Panorama Online” shkruan se Belgjika i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë se Përgjithshme ekzekutimin e një urdhri arresti për deputetin Mark Frroku, në akuze për vrasje për llogari të drejtësisë belge. Burime për “Panorama Online” kanë bërë me dije se mbrëmë nga Interpoli belg ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesa për urdherarresti për shtetasin Mark Frroku, me akuzën për “vrasje” në shtetin belg. Sipas kërkesës së dërguar Interpoli Bruksel i kërkon Interpol Tiranes arrestimin e Frrokut. Një ditë më parë, në urdhërndalimi të deputetit Frroku, firmosur nga kryeprokurori Llalla theksonte se “Frroku akuzohej edhe nga drejtësia belge për vrasje”. Ndërkohe sot gazeta “Panorama” ka publikuar dokumentin me të cilin Policia e Tiranes i bënte kërkese Interpolit me 23 mars për informacion nëse Frroku ishte i kërkuar ne shtetin belg për llogari të drejtësisë se atij vendi.
Add new comment