Prokuroria konfirmoi aksident, politika flet për vrasje të Sokol Olldashit dhe rihapje hetimesh. Si është e vërteta, a duhet të thirren për të deponuar Luan Rama e Taulant Balla?(Video)

Emisioni “Opinion” i së enjtes degradoi në fyerje personale dhe tone të larta mes sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama, deputetit Taulant Balla dhe koordinatores së Partisë Demokratike, Grida Duma. Të indinjuar nga një shprehje e Grida Dumës për aleancë të qelbësirave, duke iu referuar koalicionit PS-LSI, Luan Rama dhe Taulant Balla i kujtuan deputetes së opozitës dy ngjarje të bujshme që lidhen me vrasjen e bankierit Artan Santo dhe aksidentin e ish-deputetit, Sokol Olldashi. Të dy deputetët e mazhorancës folën për hetime për ngjarjen ku mbeti i vdekur Sokol Olldashi, madje Luan Rama artikuloi se kemi të bëjmë me një vrasje. Aksidentin e Olldashit Prokuroria e Përgjithshme e ka cilësuar si aksident me pasojë vdekjen. Por mazhoranca flet për vrasje. Pas kësaj shtohen pikëpyetjet sesi qëndron e vërteta mbi këtë ngjarje dhe a duhet te thirren deputetet Rama e Balla të deponojnë në Prokurori nëse dijnë diçka lidhur me vdekjen e Olldashit. Edhe në rastin e “Doshit” hetimet sipas kryeprokurorit Llalla morën spunto nga deklarimet e tij mediatike. l.m
Comments
Nejse, e rendesishme eshte qe
<p>Nejse, e rendesishme eshte qe shprehjet e Mucit u bene legjendare. Nuk besoj se nje gazetar kerkon me shume se kaq nga jeta, qe nje shprehje e tij te hyj thelle ne psiqiken e popullit. </p>
Per me shprehje e ke fjalen??
Per me shprehje e ke fjalen??
"aleanca e qelbesirave"
<p>"aleanca e qelbesirave"</p>
Add new comment