Vendimi për Frrokun shtyhet për të marten, reagon PKD: Deputeti po sulmohet politikisht

Është shtyrë për të martën mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do të shqyrtonte kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku. “TCH” raporton se avokatët e Frrokut, Genc Gjokutaj dhe Saimir Vishaj, bënë të ditur pas mbledhjes që zgjati rreth 30 minuta, se në mbledhje duhet të jetë i pranishëm edhe klienti i tyre, e për këtë arsye ajo do të mbahet të martën, në orën 12:00. Belgjika kërkon arrestimin e deputetit Mark Frroku, i dënuar në këtë shtet me 10 vjet burg për vrasje dhe nëse jepet aprovimi atëhere mund të nisin procedurat për ekstradimin në shtetin belg.
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=295833#k1
Gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Partia Kristian Demokrate e Frrokut që hedh akuza për sulme politike ndaj tij. “PKD shprehet tejet e shqetësuar që drejtësia shqiptare dhe opinioni publik po mbahet nën presion të rëndë nga një valë akuzash monstruoze të cilat cënojnë rëndë dinjitetin e kryetarit të partisë, z. Mark Frroku, si qytetar, si familjar, por dhe si i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo fushatë e pamoralshme sulmesh po bëhet edhe ndaj PKD-së, e motivuar qartësisht për qëllime të paskrupullta politike, tashmë që vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Ne besojmë se kreu i PKD-së, z. Mark Frroku nuk bie pre e presioneve të askujt për aq kohë sa ligji dhe e drejta është me të. Akuzat ndaj kryetarit, z. Mark Frroku për vrasje dhe aktivitete të tjera kriminale janë një cënim i rëndë edhe ndaj forcës tonë politike, derisa ato nuk janë të provuara nga drejtësia. Askush nuk ka pse të nxitohet apo irritohet derisa gjykata të thotë fjalën e vet, për aq kohë sa edhe kryetari i PKD-së e ka bërë të qartë se në çdo moment është i gatshëm për tu përballur me akuzuesit e tij para drejtësisë, në Shqipëri, Belgjikë apo në çdo vend tjetër të botës” shkruhet në deklaratë.
n.k
Add new comment