Gjergj Bojaxhi shpall kandidaturën për bashkinë e Tiranës si i pavarur dhe krahason garën e re me ngjitjen e Everestit

Përfoljet e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e kandidimit të Gjergj Bojaxhiut si kandidat I pavarur për bashkinë e Tiranës, u konkretizuan nga vetë Bojaxhi. Ai shpalli sot garën e vet me premtimin për ta bërë Tiranën një qytet më dinjitoz, më të jetueshëm dhe më të motivueshëm. Bojaxhi hyn në garë pa mbështetjen e dy partive të mëdha, ndërsa më 21 qershor kërkon votën e të zhgënjyerve prej tyre dhe atyre që përgjitësisht janë indiferentë ndaj kampeve politike. Të cilët janë fakt janë shumica, sipas Bujaxhiut. “Optimizmi dhe entuziazmi ynë është më i madh se vështirësia e kësaj sfide, sepse ne dimë diçka shumë të rëndësishme. Dimë që ne të zhgënjyer nga partitë dhe biznesi i tyre jemi shumë më tepër se ata që përfitojnë nga ato. Ne, që në Tiranë jemi pa siguri,pa qetësi pa ajër të pastër, shkolla me dy turne, jemi më tepër se ata që votojnë symbyllur për partitë e vjetra të tranzicionit. Ne jemi shumica. Ju bëjmë thirrje të bashkohemi për ta rikthyer qytetin në duart e qytetarëve”, tha ndër të tjera kandidati, duke hequr edhe një paralele me pasionin e tij sportiv, alpinizmin, dhe ngjitjen e malit Everest prej tij tre vjet më parë.
a.k
Add new comment