PD Vlorë: Parkimi me pagesë, Prefektja të dorëhiqet dhe jo të shkarkojë sekretarin. Asaj i mbetet përgjegjësia

Vendimi për parkingjet me pagesë në qytetin e Vlorës, pas anullimit të të njëjtit projekt në Tiranë, shkaktoi shumë zhurmë në qytetin bregdetar. Por prefektja Etjona Hoxha e anulloi vendimin bashkiak, edhe pse ai rezultonte i miratuar nga prefektura. Për këtë ajo shkarkoi sekretarin e Përgjithshëm të Prefekturës, që sipas Prefektes pati firmosur pa dijeninë e saj vendimin e Këshillit Bashkiak që parkimet me pagesë t’i menaxhonte një kompani amerikane. Sot kjo ka sjellë reagimin e degës së PD-së Vlorë.
Kryetari i kësaj dege Moisi Meminaj kërkoi sot dorëheqjen e prefektes. “Etjona Hoxha duhet të marrë vetë përgjegjësitë për këtë zhvillim dhe jo të shkarkojë sekretarin si autor të kësaj shkelje të rëndë ligjore”, tha Meminaj.
a.k
Comments
sa per pergjegjsine kane te
<p>sa per pergjegjsine kane te drejte.smund te firmos sekretari pa dijenine e shefit.po jetojme ne shqiperi dhe sapunin do e ham per djath.cuditem qe pd po u kthjelloka ne rolin e saj si opozite..apo i takon vetem provinces merita</p>
Add new comment