I dënuar me gjobë për plagosje më 2012-ën. Kush ja pastroi kartelën penale kandidatit për deputet Mark Frroku?

I dënuar me gjobë për veprën penale të plagosjes më 24 prill 2012, por bëhet kandidat për deputet, çka nënkupton kartelë penale të pastër; veç kësaj, edhe KQZ që ka për detyrë verifikimin në raste të tilla, nuk ka vënë re asgjë të parregullt. Fjala është për pastërtinë e figurës së deputetit Mark Frroku.
Çdo kandidat duhet të paraqesë në KQZ dëshminë e tij të penalitetit ku të figurojë si i padënuar nga organet e drejtësisë. Ligjet shqiptare parashikojnë që për këtë vepër penale, i dënuari rehabilitohet pasi kanë kaluar dy vite nga momenti i dënimit, pra konkretisht në datën 24 prill 2014. Kush e ka lëshuar dëshminë e pastër për Frrokun? Në krye të Ministrisë së Drejtësisë ka qenë para zgjedhjeve 2013 Eduard Halimi, ndërsa KQZ drejtohej po nga kreu aktual, Lefteri Luzi.
a.k
Add new comment