Rama mbledh deputetët e Tiranës. Rrethi i kandidatëve ngushtohet në: Veliaj, Klosi e Majko

Edi Rama ka mbledhur deputetët e Qarkut Tiranë për të diskutuar kandidatët e propozuar nga PS për bashkinë më të madhe në vend. Deri tani është vendosur që të vijohet me sondazhe të mëtejshme dhe takime me deputetë përpara se të dilet me një emër konkret. Deri tani, mbështetje më të madhe
kanë marrë kandidaturat e Erjon Veliajt, Pandeli Majkos dhe Blendi Klosit. Rikthimi i emrit të Veliajt, përmendur shumë herët si një kandidaturë e mundshme për Tiranën por më pas i sfumuar, duket se ka ndodhur pas largimit të kandidaturës hipotetike së Lindita Nikollës nga grupi i emrave potencialë për Tiranën. “Status” të paqartë ka ende Albana Dhimitri, e përmendur së fundmi si kandidate e mundshme.
a.k
Add new comment