PD-ja insinuon për luftë PS-LSI me çështjen “Frroku”: “Rama dhe Tahiri, në dijeni të kërkesës belge. Donin ta përdornin në hetimin ndaj Ilir Metës”.

Postuar në 31 Mars, 2015 06:23

Partia Demokratike, ka kërkuar sot përmes nënkryetarit Edmond Spaho, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Duke folur për çështjen “Frroku”, Spaho tha se ministri i Brendshëm dhe kryeministri kanë qenë në dijeni të kërkesës belge. “Numëruesi i parë në zgjedhjet e 23 qershorit, tregoi sot se është gati të bëjë gjithçka për të marrë në mbrojtje shefat e tij, Saimir Tahiri dhe Edi Rama, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për një prej skandaleve më të mëdha të policisë, që është fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Frroku. Por kjo është një përpjekje e dëshpëruar. Gjithkush e di, çdo qytetar i vendit e di mirë, se për kërkesën e Interpol Brukselit, ka pasur dijeni Ministri i Brendshëm, ka pasur dijeni Kryeministri. Atyre madje u ka leverdisur kjo kërkesë dhe e kanë shfrytëzuar për të kapur dëshmitarin kyç Mark Frroku, për ta përdorur sipas interesit të tyre në procesin hetimor ndaj Ilir Metës, i akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve. Fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit, nuk mund të bëhej pa urdhërin e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. I pari që duhet të japë dorëheqjen sot, është Saimir Tahiri”, tha Spaho.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.