Këshilli i mandateve, pro kërkesës për arrestimin e Mark Frrokut. Ky i fundit: Nuk kam vrarë askënd

Është vendosur miratimi në Këshillin e Mandateve në Kuvend, pro kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Kjo kërkesë do të dërgohet në Kuvend dhe në seancën më të parë, që është ditën e enjte, do të votohet në seancë plenare. Këshilli i Mandateve në përfundim të mbledhjes do të dalë me dy raporte, nga deputetët e shumicës dhe një tjetër nga opozita. Mark Frroku u arrestua fillimisht për çështjen “Doshi” dhe i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Prokuroria e Përgjithshme kërkon riarrestimin e tij për një vrasje që dyshohet se Frroku e ka kryer në vitin 1999 në Belgjikë. Vetë Frroku ka reaguar pak më parë lidhur me akuzën e vrasjes në Belgjikë, duke deklaruar se nuk ka vrarë askënd dhe këtë e vërteton fakti që ai ka udhëtuar në vendet Shengen edhe në SHBA, dhe nuk i ka dalë asnjë problem.
a.k
Add new comment