Erdogan në Athinë, deklaratë për Fqinjësinë e Mirë mes Greqisë dhe Turqisë

Postuar në 07 Dhjetor, 2023 14:41

Ndoshta nuk është koha e duhur për të qenë optimistë për paqen, por takimi mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka prodhuar një dokument të parë të rëndësishëm që hedh bazën e negociimit për çështje të tjera të nxehta.

Deklarata e përbashkët për Marrëdhënie të Mira dhe Miqësore Fqinjësie përmban disa pika dhe mes tyre shkëmbimin e shpeshtë të vizitave të të gjitha niveleve, zhvillim të marrëdhënieve miqësore dhe respektim të bashkëjetesës paqësore në përputhje me ligjin ndërkombëtar duke u angazhuar që të vijojnë konsultimet politike, të shmangin çdo deklaratë apo nismë që minon apo diskrediton frymën e kësaj deklarate si dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje në mënyrë miqësore përmes konsultimeve.

Në fund, deklarata thekson se ajo nuk përfaqëosn një dokument detyrues në formën e një marrëveshjeje ndërkombëtare, as që ajo krijon të drejta ligjore apo detyrime për palët.

Megjithatë ky dokument shënon një moment të ri në rajon dhe hap rrugën që të paktën tensioni të jetë më i kontrollueshëm.

Vizita e presidentit Erdogan bëhet në kuadër të takimit të pestë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes të dyja vendeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.