Banjska jashtë kufinjve shtetërorë të Serbisë. INTERPOL lëshon urdhër arresti për Radoiçiçin

Postuar në 07 Dhjetor, 2023 14:07

Mediat në Kosovë raportojnë se Interpoli ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për 11 persona të akuzuar për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë. Mes tyre është edhe urdhër arresti për Milan Radoiçiç. Ato i referohen një deklarate të ministrit për Komunitet dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, sipas të cilit kërkesa zyrtarisht është depozituar nga misioni i Kombeve të Bashkuara, UNIMIK pas një kërkese të Ministrisë së Brendshme të Kosovës.

Radoiçiç u shfaq në Serbi pas sulmit të Banjskës prej nga ku mori edhe përgjegjësinë e sulmit. Serbia deklaroi se do të niste hetimet, duke konsideruar se ngjarjet kanë ndodhur në një pjesë të territorit të saj nën administrim ndërkombëtar.

Mirëpo kërkesa e tanishme e INTERPOL-it e hedh poshtë këtë qasje të Beogradit duke njoftuar ngjarja ka ndodhur jashtë kufijve të Serbisë dhe se Raodiçiç është në kërkim nga një shtet tjetër. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë tani Beogradi, por njoftimi i INTERPOL-it është një sinjal se politika e korrektesës së tepruar me Serbinë po shkon drejt fundit dhe se Kosova së afërmi do të jetë në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.