Ndryshon ligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Menaxhim privat për rrugët e parqet. Shqipëria “jepet” me koncesion

Qeveria duket se po përgatit terrenin juridik për të shtrirë marrëdhënien e partneritetit publik-privat, ose ndoshta edhe të një roli të ri të sektorit privat në menaxhimin e atyre që quhen hapësira publike. Sot Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për planifikimim dhe zhvillimin e territorit””, i miratuar më 31 korrik 2014. Ndryshimi është thelbësor dhe jepet me shtesën që i bëhet në nenin 4. “Pas nenit 4 shtohet neni 4/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 4/1
Hapësira publike
1. Hapësira publike është hapësira e jashtme, si trotuari, rruga, sheshi, lulishtja, parku e të tjera të ngjashme, në shërbim të komunitetit, ku menaxhimi mund të jetë publik dhe/ose privat. Hapësira publike përfshin rrugëkalime publike dhe mjedise që janë të hapura për publikun ose në shërbim të përdorimit publik, pavarësisht nga regjimi juridik i tokës dhe përtej përcaktimeve të pronës publike, sipas ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.
2. Autoritetet publike, kryesisht ose në partneritet me sektorin privat, krijojnë hapësirë publike përmes ndërtimit të infrastrukturave publike të përcaktuara në nenin 3, për gjelbërimin, transportin, aktivitetet sociale, edukativo-sportive, çlodhëse dhe/ose rekreative, sipas rregullave, kushteve dhe standardeve të posaçme…”, thuhet ne ligj. Pa u shtyrë shymë në imagjinatë, duke patur parasysh vetë përkufizimin e hapësirës publike që na jep ky projektligj, është e qartë se një koncesion si ai i parkingjeve publike në Tiranë, apo në Vlorë, do të hyjë sërish në axhendë pas zgjedhjeve lokale. Në hapësirë publike hyn edhe rruga, dhe fraza shoqëruese “në shërbim të komunitetit” do të thotë se kemi të bëjmë me hapësira publike që aktualisht menaxhohen nga njësitë e qeverisjes vendore.
http://www.kryeministria.al/al/newsroom/projekt-ligj/projekt...
s.z
Add new comment