IntelCenter/ Lista e Qendrës Amerikane të Vëzhgimit, 31 lëvizje në botë mbështesin ISIS-in

Postuar në 02 Prill, 2015 02:47

Agjencia e lajmeve AFP bën të ditur se të paktën 21 grupe xhihadiste në botë janë betuar për besnikëri ndaj kreut të grupit të Shtetit Islamik (ISIS), Abou Bakr al-Bagdadit, në ndërkohë që 10 të tjerë i kanë premtuar mbështetje, sipas një liste të bërë nga Qendra Amerikane e Vëzhgimit për grupet ekstremiste, IntelCenter. Sipas kësaj liste, këto 31 lëvizje janë të vendosura nëpër botë në një hark që kalon nga Algjeria në Indonezi. Kreu i ISIS-it bëri të ditur në fund të qershorit të vitit 2014, në qytetin irakian të Mosulit, se trupat e tij sapo kishin arritur krijimin e një kalifati islamik, që mori emrin ”kalifi Ibrahim”, duke i bërë thirrje të gjithë myslimanëve në botë ta besonin dhe t’i bindeshin atij. Një ditë më pas, një grup në Algjeri, batalioni ”Al Huda au Maghreb”, një tjetër në Sinai, Egjipt, ”Jamaat ansar Bait al-Maqdis” dhe një tjetër në Baalbeck, Liban, ”Liëa Ahrar al-Sunna” iu betuan për besnikëri shefit të ri, të ndjekur pas disa kohësh edhe nga 18 lëvizje të tjera, ndër të cilat ”Boko Haram” në Nigeri dhe ”Jund al-khilafah” në Tunizi. “Dhjetë grupe të tjera kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj kalifatit”, thotë IntelCenter. “Këto 31 lëvizje kanë madhësi dhe rëndësi të ndryshme, disa janë të strukturuara mirë dhe kanë në dispozicion qindra, madje dhe mijëra luftëtarë, dhe disa të tjera sapo janë krijuar ose janë divizione të lëvizjeve xhihadiste të njohura”, vlerësojnë ekspertët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.