Arben Frroku shpallet i pafajshëm. Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të

Postuar në 03 Prill, 2015 08:23

U kërkua burgim i përjetshëm nga prokuroria, por Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë pafajësinë për Arben Frrokun, duke vlerësuar se nuk ka prova që të vërtetojnë akuzën. I akuzuar si autor i vrasjes së komisarit të policisë, Dritan Lamaj, Arben Frroku lë kështu qelitë pas një procesi që dukej se do ta mbante atë pas hekurave për një kohë të gjatë. Nëse deputeti Mark Frroku do të gjendet fajtor për ndonjë nga akuzat që i janë bërë, atëherë Arben Frroku, do të zërë vendin e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
s.z

Comments

Submitted by lavdosh (not verified) on

<div>Kur prokuroria kerkon denim me burgim te perjetshem duhet te paraqisi prova te pakundershtueshme. Keta prokurore nuk ishin ne gjendje te lidhnin kopsat dhe te provonin pa dyshimin me te vogel, pranine e Frrokut ne vendin e ngjarjes.</div><div>Si mund qe trupi gjykues te denoje nje njeri me prova jo bindese?</div><div>Une nuk mund te them se Frroku eshte vrases ose i pafajshem, une mund te them me bindje se prokuroria ka deshtuar me provat e saj. dhe gjykata nuk mund te denoj nje njeri bazuar ne prova lehtesisht te kundershtueshme. Edhe nje nxenes gjimnazi mund te provoj me lehtesi te madhe qe Frroku nuk mund te ishte ne vendin e ngjarjes, ne shtepi (ku prokuroria gjeti &quot;shenja baruti&quot;) ne Elbasan ne te njejten kohe? Kjo eshte bazike. Cdo njeri me pak mend do te investigonte presencen e nje ndihmesi dhe suporti tjeter dhe gjetjen e provave te tjera. Ne Shqiperi eshte e veshtire te ndash nje linje te qarte mes korrupsionit, paaftesise dhe presionit politik. Rezultati eshte nje krim me shume pa autore dhe fajtore.</div><div>Te tjerat jane vetem spekulime</div>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.