Kryeministri i ri i Nigerit. SHBA sugjeron diplomacinë

Diplomacia është mjeti i preferuar për zgjidhjen e krizës në Niger. Kështu është shprehur sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken që raportohet se ka zhvilluar bisedime me krerët e grushtit të shtetit në shtetin afrikan.
Ndërkohë këta të fundit kanë caktuar si kryeministër të ri të vendit, Ali Mahaman Lamine Zeine, ish-shefi i kabinetit të ministrit të Financave.
Deklarata e Blinken i jep goditje qëndrimit të Francës që sugjeroi dhe deklaroi mbështetje për opsionin ushtarak, tani që Këshilli Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore ka përpunuar një plan ndërhyrjeje. Blinken nuk ka dhënë sqarime mbi kërkesën e bërë për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Nigeri.

Add new comment