Apel në Turqi: Mos shpërdoroni ujin! Braktisni metodat tradicionale të vaditjes!

Postuar në 30 Korrik, 2023 13:18

Problemet me ujin kanë nisur të shfaqen edhe në një tjetër vend të madh si Turqia, e cila këtë vit u prek nga një valë të nxehti shumë agresiv. Për këtë arsye, Ministria për Bujqësinë dhe Pyjet ka bërë thirrje ndaj qytetarëve turq të përdorin ujin në mënyrë të kujdesshme në mënyrë që të mos mbërrihet në pikën e kufizimit në furnizim.

Sipas ministrisë turke, në Stamboll konsumi i ujit për frymë shkoi diku mes 90-130 litra, çka ka shtyrë ministrinë t’u bëjë thirrje edhe fermerëve që të shmangin vaditjen tradicionale dhe t’u drejtohen metodave moderne.

Reagimi i Turqisë pason ato në Francë, Itali dhe Spanjë, vende që kanë peshë të madhe ndërkombëtare në furnizimin me produkte bujqësore, shenjë kjo e ndikimit të klimës në ekonominë reale dhe që duket se do të ndikojë në planifikikimin ekonomik dhe shpërndarjen në tregje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.