“Monitor” publikon 50 sipërmarrjet më të mëdha shqiptare, me pronare femra

“Monitor” sjell renditjen e kompanive më të mëdha në vend, të cilat janë në pronësi të femrave, të paktën në 30% të aksioneve dhe që realizojnë qarkullim vjetor mbi 3 milionë euro në vit. Numërohen me pikatore, në pjesën më të madhe qëndrojnë në hije, megjithatë kanë treguar se kur është fjala për të menaxhuar një biznes, ndonjëherë ia arrijnë edhe më mirë se meshkujt. Janë 27,8% të ndërmarrjeve aktive gjithsej në vend, që menaxhohen nga femrat, sipas regjistrit të fundit të ndërmarrjeve të vitit 2013, publikuar nga INSTAT. Sipas përpunimit të të dhënave nga Qendra e Kërkimit Monitor nga 600 kompanitë më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor, 50 prej tyre, ose 8%, janë të paktën 30% në pronësi të femrave. Nga këto, 20 sipërmarrje janë 100% në pronësi të femrave; 17 zotërohen në mbi 50% të aksioneve dhe 13 kompani janë 30-50% në pronësi të femrave. Sipas “Monitor” në renditjen e 50 kompanive më të mëdha me pronare femra mbizotëron sektori i tregtisë me pakicë e shumicë, si dhe i shërbimeve. Më pas vijojnë kompanitë e farmaceutikës, një sipërmarrje që përgjithësisht preferohet nga femrat. Nuk mungojnë as bizneset e vështira, si tregtia e naftës, apo dhe ndërtimi.
http://www.monitor.al/50-sipermarrjet-me-te-medha-me-pronare-femra-2/
Add new comment