Pas lirimit të Frrokut, Tahiri: Korrupsioni skandaloz në 2 dekada ka shkatërruar integritetin e drejtësisë

Postuar në 04 Prill, 2015 09:48

Saimir Tahiri ka deklaruar sot se reforma dhe dekriminalizimi i drejtësisë mbetet një çështje parësore e që duhet të vijojë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë sistematike. Në një postim në rrjetin social facebbok, një dite pasi Gjykata shpalli të pafajshëm, Arben Frroku, të akuzuarin për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, Ministri i Brendshëm shkruan se kjo dekriminalizmi i drejtësisë është rruga e nisur së bashku me shqiptarët dhe që duhet të vijojë po bashkërisht. Pa dhënë ndonjë referencë konkrete, Tahiri akuzon lëshon akuza ndaj drejtësisë, tek e cila, sipas tij, publiku e ka humbur besimin. “Kjo është e qartë sot, shume më shumë se dje. Emërimet partiake në gjyqësor, sponsorizimet politike dhe korrupsioni skandaloz ne 2 dekada, e akoma me shume 8 vitet e fundit, ka shkatërruar integritetin e drejtësisë. Shpresoj te mos jetë thënë ende fjala e fundit! Por përtej fakteve konkrete, mungesa e besimit publik te drejtesia sot është me evident se kurrë. Dhe aspak rastësisht! E as gabimisht!”­shkruan Tahiri.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.