Një kujtim nga Mark Frroku për Aleksandër Arvizun..Çfarë paratha vizita e ish-ambasadorit amerikan në Pukë nëntorin e kaluar

Një nga kujtimet që Mark Frroku ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook është edhe një takim me ish-ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu në 20 nëntor të vitit të kaluar. Deputeti kristian-demokrat ka postuar edhe një foto ku i dhuron diplomatit amerikan një çifteli si dhuratë në prag të ikjes së tij nga Shqipëria. Si nxitje për këtë takim shërbeu 70-vjetori i çlirimit të Pukës dhe Panairi i Shëndetësisë, vizitë të cilën vetë Mark Frroku e cilësoi si suprizë. “Puka përkujton sot 70-vjetorin e çlirimit të saj, ku në festimet e zhvilluara po marrin pjesë deputeti i Qarkut, Mark Frroku, kryetari i Bashkisë, Beqir Arifi, drejtues të institucioneve vendore, veteranë, intelektualë dhe qytetarë, por surpriza e veçantë ka qenë prania e ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu”-, shkruan Mark Frroku në fotot shoqëruese. Ish-ambasadori amerikan në fjalën e tij apeloi që burrat e kësaj krahine t’i qëndrojnë larg dhunës ndaj grave, ndonëse vizita e tij ishte në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit të Pukës dhe Panairit të Shëndetit. “ Burrat e vërtetë i mbrojnë gratë, ata nuk bëjnë asgjë për t’i lënduar ato. Cili nga ju si burra do të paramendonte se do të lëndonte nënën e tij. Askush shpresoj, atëherë mendoni të njëjtën gjë për bashkëshortet tuaja, gratë tuaja, motrat tuaja, bijat tuaja”-u shpreh Arvizu. https://www.youtube.com/watch?v=S9VzXtorrFM. A parathotë diçka ky mesazh i tij? Kjo është e vështirë të provohet por fakt është se afro 4 pas kësaj foto Mark Frroku është arrestuar edhe me akuzën për prostitucion.
l.m
Comments
Edhe sot e kesaj dite, duhet

Edhe sot e kesaj dite, duhet lexuar Gjuha e Ezopit!

Amerikanet ndaj e qevrisin Boten: sepse mbledhin tere kulturen e mencurine e saj.

Kur ky Amerikane i Qete qe quhet ambasador ne Tirane, thote se "Ne nuk imponojme, ne vetem u sugjerojme shefave te partive,

kur kemi ndonje te dhene per ndokend prej kandidateve..." fraza duhet lexuar (pse jo) nje çike me ndryshe: Psh: "ne ju sugjerojme

antareve te thjesht te na na sinjalizojne Neve per shefat e tyre..."!

Edi Rama e Tahiri mire ben qe e sakrifikuan Didin e urte e profesional, por jane te sugjeruar, ose te ikin vete (nese e dine se kane

permjere ne maje te ndonje gjembi!), ose te mos i perserisin me symbylljet se ne rastin e Frrokut qe vete e hyne ne vemendjen e

ambasadorit Amerikan ne mes te Pukes!

E pate Lul Bashen apo s'e pate?! Ia ngarkoi Berishes, barren e Dukes se Durresit!

Nese nuk e beni as kete, aty e keni Byrone Federale tani! Eshte me keq se Biroja Politike qe "zbuloi" se edhe ne Spanje Mehmeti

paskesh shkuar qe t'ja hidhte Enverinos 50 vjet me pas!

Add new comment