Ringjallja e Krishtit, besimtarët katolikë kremtojnë festën e Pashkëve

Postuar në 05 Prill, 2015 01:38

Besimtarët katolikë kremtojnë këtë të diel Pashkët, çasti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera, që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, 3 ditë pas vdekjes së tij në kryq. Pak minuta pas mesnatës, në kishat katolike të të gjithë vendit, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Malin e Zi, besimtarët katolikë shqiptarë kanë ndjekur meshën e shenjtë të Pashkëve. Në Tiranë, gjatë mesnatës në Katedralen e Shën Palit, klerikët e lartë të Kishës Katolike, në praninë e qindra besimtarëve, mbajtën meshën tradicionale, një prej më të rëndësishmeve në kalendarin e fesë katolike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.