Deputeti Baraj: “Banorët e Marinzës të kallëzojnë në Prokurori kompaninë “Bankers”

Postuar në 05 Prill, 2015 06:23

Deputeti socialist Besnik Baraj, ka apeluar ndaj banorëve të Marinzës që të kallëzojnë kompaninë “Bankers Petrolium” në mënyrë që të përfitojnë dëmshpërblim. “Përgjegjësia e parë i përket kompanisë dhe komuniteti atje të fillojë negociatat dhe të marrë atë që ju takon. Dhe duhet që në ardhmen duhet të ndalojnë këto lloj shpërthimesh. Banorët duhet ta çojnë patjetër në prokurori kompaninë “Bankers”, dhe të marrin avokatët e duhur. Në raste të tjera, kompanitë e tilla kanë paguar dhjetëra e dhjetëra miliona dollar dëmshpërblime ndaj banorëve, ndaj dëmeve ambientale apo të tokës. Në gjirin e Meksikës ka pasur një ndotje të tillë, dhe penalitetet dhe dëmet kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha”, tha Baraj. Qëndrimi i tij ndryshin nga ai i ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri që bëri thirrje për qetësi, duke mos sulmuar kompaninë. Ly qëndrim kontraston edhe me qëndrimin publik të Ministrisë së Mjedisit, e cila në muajin shkurt ka kërkuar pezullim aktiviteti për çështje që lidhen me mjedisin. Mirëpo Gjiknuri u shpreh se “kjo situatë nuk ka lidhje mjedisin”. Thënë kjo, problemi shtrohet te metoda e kërkimit dhe shfrytëzimit nga kompania, për të cilën lind tanimë nevoja e një vlerësimi. Për metodën e ndjekur nga “Bankers” gjatë vitit 2013 ka patur një seri shkrimesh kritike dhe të argumentuara në gazetën “Shekulli” nga njerëz të fushës dhe njohës të zonën së Marinzës. Konkluzioni fillestar është se metoda e aplikuar ka çuar në “tërmete” të shpeshta në Marinës, por që janë hedhur pas si shqetësime nga heshtja e qeverisë së Tiranës, që është një fakteqësi për shoqërinë shqiptare. Një nga këto shkrime e lexoni këtu: http://www.shekulli.com.al/p.php?id=9907. Nuk dihet nëse qeveria aktuale do të marrë në konsideratë vlerësime të tilla, apo do të vijojë të lërë të pashqetësuar kompaninë. Argumenti i ministrit Gjiknuri se shfrytëzimi i naftës është i rëndësishëm është i pavend, pasi askush nuk ka thënë se nuk duhet shfrytëzuar zona, por qeverisë i bie barra të kontrollojë. Dhe meqenëse nuk begenis ta bëjë vetë, e mirë e do që t’u hedh ndonjë sy shqetësimeve të njerëzve të fushës.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.