Një tjetër deputet i mazhorancës i dënuar për trafik droge? Mediat e opozitës përmendin emrin e Artur Bushit, deputet i Qarkut Durrës.

Disa media opozitare kanë nisur të përflasin edhe një tjetër deputet socialist që sipas tyre rezulton të jetë i dënuar për trafik droge jashtë Shqipërisë. Bëhet fjalë për deputetin e qarkut të Durrësit, Artur Bushi, i cili ishte i gjashti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e vitit 2013. Mediat pranë opozitës raportojnë se Artur Bushi ka qënë pjese një grupi kriminal që bënte transportin e drogës nga Amsterdami në Itali. Mbi aktivitetin kriminal të Bushit nuk jepen shumë detaje, por thuhet se ai është arrestuar dhe dënuar në Itali për trafik droge. Këto media i referohen edhe një artikulli të vitit 2010 të portalit, varesenews.it ku emri i Artur Bushit përmendet si një prej pjesëtarëve të një grupi kriminal të trafikut të kokainës. http://www3.varesenews.it/gallarate_malpensa/presa-la-banda-della-moriggia-fermato-il-fiume-di-cocaina-176003.html. Në këtë artikull përmenden edhe emrat e bashkëpunëtorëve të Artur Bushit si dhe detaje nga hetimet që thonë se nga ky aktivitet grupi kishte arritur që të siguronte 1 milionë euro të ardhura.
http://opozita.com/2015/04/05/sapo-ndodhi-zbulohet-edhe-depu...
http://boom.al/index.php/news/7059-rama-s-di-ku-te-fuse-koke...
l.m
Comments
Pa dashur te bej avokatin e
<p>Pa dashur te bej avokatin e deputetit,nuk me intereson...por burimi lajmit po. Opozita.com eshte media me e ndyre e rrjetit. Eshte portal i Haleances Hale zi ,edhe '55 e Fahri Balliut nuk eshte aq shpifese dhe e qelbur sic eshte ky.</p>
Aman mos e bej avokatin e
<p>Aman mos e bej avokatin e ketij trafikantit se je bere me kot se Andrea Stefani me keto komentet e tua!</p>
Add new comment