Gazeta “Shqip” parashikon përballje Majko-Aliaj në garën për bashkinë e Tiranës. Panorama sheh si kandidat të PS, Erjon Veliajn

Postuar në 06 Prill, 2015 02:52

Afrimi i datës për regjistrimin në KQZ të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit ka shtuar dilemat mbi emrat që dy partitë e mëdha do të hedhin në garë për bashkinë e Tiranës. Gazeta “Shqip” shkruan sot se veç kandidatëve të propozuar nga baza e Partisë Demokratike dhe që tashmë janë bërë publikë, si Halim Kosova, Grida Duma, Jorida Tabaku e Arben Ristani, kryetari Basha po sheh mundësinë që opozita të kandidojë Besnik Aliajn, urbanist dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Sipas “Shqip” Aliaj përmbush kriteret e një kandidature me profil të ulët politik, çka mund ta ndihmojë atë në garën për kreun e bashkisë së Tiranës. Ndërsa në kampin tjetër gazeta sheh si kandidaturën më të avantazhuar ish-kryeministrin socialist, Pandeli Majko, i cili sipas sondazheve ka popullaritetin më të lartë në elektoratin e kryeqytetit. Por gazeta “Panorama” thotë se më afër kandidimit nga e majta është ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj, i cili parapëlqehet më shumë nga Edi Rama se dy kandidatët e tjerë Blendi Klosi dhe Pandeli Majko.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.