Shpërthimet në Marinëz, kryetari i Komisionit të Ekonomisë: “Pse hesht Ministria e Energjetikës?”

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka reaguar sot mbi sitiatën në Marinzë, ku para disa ditësh pati disa shpërthime të dy puseve. Për Braçen është shqetësuese heshtja e kompanisë shfrytëzuese, e cila prej vitesh ka zgjuar dyshime të mëdha për teknologjinë dhe metodën e shfrytëzimit. Por më shqetësuese siç shprehet ai është heshjtja e Ministrisë së Energjetikës. “Por me shume se Bankers, mua me shqeteson heshtja e Ministrise pergjegjese. Nafta është pasuria jonë kombëtare, Bankers është thjesht një operator ekonomik që ka një marrëveshje hidrokarbure me Albpetrol. Kaq, asgjë më shumë.
Padiskutim Bankers ka përgjegjësinë të zbatojë një më një marrëveshjen dhe ligjet shqiptare në fuqi për zonën ku operon nën marrëveshje. Por nafta eshte pasuri e jona, puset e naftes gjithashtu, zonat naftembajtese patjeter, ndaj ne kemi pergjegjesine publike per kete pasuri. Diten kur ndodhi shperthimi shkruajta se Bankers nuk thote te verteten!! Ne fakt prej asaj dite Bankers heshti...Ministria! Nuk ka transparencë. Kjo irriton, aq sa duket se institucionet shtetërore po presin që Bankers të flasë. Nderkohe duhet te jene ato qe duhet te bejne Bankers te flase, te kerkojne llogari prej saj deri ne detaje; Të hetojnë, të ndëshkojnë dhe të japin garanci për të ardhmen e pasurisë sonë kombëtare. Padiskutim, ta bejne edhe te paguaje per cdo dem te shkaterruar!!
Qytetaret dhe interesat e tyre duhet ti mbrojne institucionet!! Ky eshte rasti por pertej tij, në tërësi nuk ka transparencë në prodhimin e naftës në vend. Per gjithcka dhe per cdo operator te licensuar, tansparenca nuk eshte standard. Askush nuk di sot se kush eshte Stream oil!! Ndaj është emergjente të kthehemi atjke ku thamë e duhet ta kishim nisur tek: auditimi i marreveshjeve hidrokarbure…”, shkruan ai.
Comments
edi cdo te thote deputet ,
<p>edi cdo te thote deputet , dhe kryetar .k. finances......duhet ti nxjerres ujin e zi korupsionit te cdo ngjyre, kurse ti.........vetem tund letrat para kamerave,je plehre si te gjithe plehrat e ketij vendi fatkeq.</p>
Add new comment