“Luftë” në një pikë bastesh në Çole, Vlorë. Të paktën tre viktima nga përdorimi i armëve

Postuar në 07 Prill, 2015 08:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “çole” të Vlorës, ku një pikë bastesh ka qenë objektiv i një sulmi me armë zjarri. Një makinë në ecje e sipër ka qëlluar në drejtim të lokalit, nga ku dikush i është kundërpërgjigjur po me të shtëna armesh. Banorë të zonës e lidhin episodin me hasmëri të vjetra, thonë burimet, ndërkohë që pronarët e pikës së basteve njiheshin si “të fortë”. Policia ka mundur të arrestojë një person pjesëmarrës në përplasjen me armë, ndërsa bilanci i viktimave është i rëndë: Dy persona humben jetën menjëherë në verandën e lokalit, ndërsa një i tretë humbi jetën duke u dërguar për në spital.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.