Dy francezë në krye të listës së Forbes për 2023-shin

Dy njerëzit më të pasur në botë janë francezë. Bernard Arnault, CEO i liderit botëror të luksit LVMH, dhe Francoise Bettencourt Meyers, trashëgimtare e L'Oreal, ngjiten në krye të listës së Forbes për vitin 2023. Vitin e kaluar, listën e kryesonte Elon Musk, i ndjekur nga Jeff Bezos dhe në vend të tretë vinte Bernard Arnault. Por dhjetorin e kaluar, miliarderi francez i kishte rënë nga froni nisi të fitonte terren, pasi vlera e aseteve që zotëron po rritej me shpejtësi, duke arritur në 211 miliardë dollarë amerikanë.
“Për herë të parë në historinë e klasifikimit, - thekson Forbes France në deklaratën për shtyp, - emrat e dy francezëve të biznesit tregojnë për energjinë e ekonomisë franceze pavarësisht krizave të ndryshme që po kalon vendi ynë”.
Elon Musk zë vendin e dytë në renditjen botërore, me një pasuri të vlerësuar në 180 miliardë dollarë, i ndjekur nga Jeff Bezos (114 miliardë), Larry Ellison, bashkëthemelues i botuesit të softuerit Oracle (107 miliardë) dhe (106 miliardë). Francoise Bettencourt Meyers (dhe familja e saj) - e njëmbëdhjeta në listën e më të pasurve të botës, me 80.5 miliardë dollarë - është gruaja më e pasur në botë për të tretin vit radhazi. Ajo kishte qenë e tillë edhe në vitin 2019, duke pasuar nënën e saj, Liliane Bettencourt, gruaja e parë në renditje në 2016 dhe 2017.
Në Francë, Forbes liston gjithsej 43 miliarderë, mes të cilëve shtatë gra, "për një pasuri totale të rritur me 20,6 % nga 2022”, raporton Radio France. Pas Arnault dhe Bettencourt Meyers, francezët e tjerë të pasur janë: Francois Pinault, themeluesi i grupit luksoz Kering, vëllezërit Alain dhe Gerard Wertheimer, pronarë të Maison Chanel, në vendin e katërt dhe të pestë. Në vendin e gjashtë "miliarderi i parë në renditje nga një tjetër horizont" i luksit dhe bukurisë, Emmanuel Besnier, CEO i Lactalis.

Add new comment