Video shokuese, polici në Karolinën e Jugut vret me gjakftohtësi afroamerikanin. E kishte ndaluar për një fener të thyer në makinë (Video)

Një video amatore e regjistruar nga një kalimtar i rastit në Karolinën e Jugut mund çojë drejt dënimit më vdekje ose më e pakta burgosjen me 30 vjet të një polici që vret me gjakftohtësi një afro-amerikan me ngjyrë. Videoja është publikuar nga Neë York Times dhe po bën xhiron e botës. Zyra Federale e Kërkimeve dhe të Drejtave të Njeriut në Departamentin Amerikan të Drejtësisë ka nisur hetimet për këtë rast, duke i kërkuar eskspertizë edhe agjencisë së specializuar FBI. Në video duket polici Majkëll Slager duke shtirë 8 herë me pistoletë mbi 50-vjeçarin Uollter Skot, i cili ishte ndaluar pasi kishte një fener të thyer të makinës së tij. Më pas polici ka thënë se ka qëlluar mbi të pasi ishte ndjerë i kërcënuar, por pamjet filmike tregojnë të kundërtën. Një tjetër polic afrohet dhe duket se konstaton vdekjen e personit me ngjyrë.
l.m
Add new comment