Vuçiç u drejtohet turqve: Serbia nuk do të heshtë ndaj deklaratave për bashkimin Shqipëri – Kosovë

Në raportimin e saj “Koha Ditore” citon kryeministri serb Aleksandër Vuçiç të ketë thënë se Serbia nuk do të hesht ndaj deklaratave për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe dënimet që kanë ardhur nga BE-ja, tha se Serbia do të vazhdojë politikën paqësore, por se nuk mund të hesht në qindra deklarata të tilla, raporton “Anadolu”. “Është koha për të ndalur rivizatimin e kufijve, diçka që do të rrezikojë stabilitetin dhe paqen në Ballkan. Është mirë, edhe pse BE-ja e bëri atë në mënyrë të druajtur, është mirë se kanë reaguar”, ka deklaruar sot Vuçiç në Krupanj, ku mori pjesë në hapjen e fabrikës turke të tekstilit “Jeanci”. Vuçiç duke iu drejtuar gazetarëve pyeti se çfarë do të kishte ndodhur nëse dikush në Jajinci të bënte hartën e Serbisë së Madhe apo diçka të ngjashme. “Çfarë do të më bënit mua, vendit tim dhe të gjithë të tjerëve. Keni heshtur kur kjo ndodhi në Shqipëri. Ndaj atij lloji të standardeve të dyfishta reagoni qetë, me durim. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë marrëdhënie të mira me Shqipërinë, do të insistojmë mbi këtë, por në çdo rast do t'ua bëjmë me dije se çfarë mundet, dhe çfarë jo”, deklaroi kryeministri serb.
Add new comment