Nis puna për matjen e nivelit të radioaktivitetit në të gjithë Shqipërinë. Studimi do të zgjasë 5 vjet dhe do të realizohet me ndihmën e Institutit Bërthamor Italian

Qeveria shqiptare, më konkretisht, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ka bërë të ditur sot se do të nisë puna për matjen e nivelit të radioaktivitetit në të gjithë Shqipërinë. Studimi do të zgjasë 5 vjet, me një kosto 500 mijë euro dhe do të realizohet me ndihmën e Institutit Bërthamor Italian. Drejtori i Agjencisë, Julian Beqiri, deklaroi se do të synohet hartimi i një regjistri për nivelet e matura për të gjithë vendin, në ndryshim nga praktika e deritanishme, që është bazuar në matjet e bëra në zona të caktuara. Nga të dhënat e deritanishme Elbasani, Vlora, Fieri, Durresi e Laçi janë qytetet më problematike.
s.z
Comments
Pak si cudi kjo. Ne Shqiperi

Pak si cudi kjo. Ne Shqiperi ka pasur nje Institut te Fizikes Berthamore, qe midis te tjerave e kryente rregullisht kete pune. Cfare ndodhi me kete Institut? Apo doli teper, dhe tani paguhen gjithe keto para per te bere te huajt nje studim, per te cilin ne Shqiperi ka pasur Institucione kompetente. Kur do te fillojme ti marrim nga jashte edhe mesuesit e gjuhes shqipe?

I nderuar komentator "Plaku

I nderuar komentator "Plaku Xhuxhumaku", Sipas komentit qe ben ne favor te Shqiperise,do te quaja "Plaku Qemali" apo "Plaku Noli".

Une e njoh mire problemin e radioaktivitetit per te cilin diskutohet sepse jam ekspert shkencor dhe specialisti i pare ne Shqiperi ne ate fushe,qyshe nga viti 1966.Ndaj te njejtin shqetesim dhe konkljuzion me ty.Kjo qe po ndodh ne opinionin tim shkencor,me nje pervoje mbi 50 vjeçare ne fushen e radioaktivitetit natyral dhe artificial, eshte me te vertet skandaloze dhe korruptive.Mjer ky vend me keto vendime dhe harxhime antikombetare.Vaj vatani e mjer mileti ?!.Me keto veprime,vendi yne kthehet ne nje vend kolonial per aresye te pa aftesise se qeveritareve ne mos njohjen ose mospranimin e mundesive kombetare, per te mos i anatemuar ne drejtime korruptiveNgjarjet e fundit ne Patoz-Marinze,ku kemi aplikuar teknolgjine berthamore(radioakitve) per çpimin dhe shfrytezimin e puseve te naftes ne kete pellg naftembajtes qyshe ne vitin 1969,flasin gjithashtu per te njejtat aresye skandaloze.

Add new comment