“Debati në Channel One”/ PS & LSI ende jo gati për bashkim, por për një bashkëpunim të ngushtë me slogane e staf të përbashkët

Postuar në 10 Prill, 2015 02:39

A do shkrihen në një parti të vetme PS-LSI? Kësaj pyetje baze në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, nuk i dhanë përgjigje pozitive tre deputetët e LSI-së Gjovalin Kadeli, Silva Caka dhe Bujar Derveni, që ishin të ftuar. Megjithatë ata lanë shumë për të kuptuar teksa treguan sesi do bashkëpunojë LSI dhe PS në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Sipas Kadelit, me slogan të njëjtë, me kandidatë të përbashkët, me stafe të përbashkëta dhe me qëllim të përbashkët që nuk i ndan partitë, lë të kuptojë se LSI dhe PS janë drejt një procesi historik, por që askush në këto moment nuk e artikulon. Në fakt tema për bashkimin e mundshëm të dy partive është hedhur sërish në treg tani në prag të zgjedhjeve, pikërisht sepse më 20 nëntor 2014, Servet Pëllumbi, një nga personalitetet më të rëndësishme në historinë e Partisë Socialiste deklaroi se është çështje vitesh bashkimi i LSI me PS në një parti të vetme. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.