Dy vjet burg për Xhelal Mziun, kryetari i bashkisë së Kamzës dhe kandidati i PD për zgjedhjet vendore. Avokati: Vendimi jashtë Gjykate, do apelojmë

Gjykata ka dënuar me dy vjet burg kryetarin e bashkisë së Kamzes, Xhelal Mziu që është dhe kandidati zyrtar i PD për zgjedhjet vendore te 21 qershorit. Vendimi është dhënë mesditën e sotme nga gjykata, me akuzën e shperdorimit të detyrës dhe “vendosje e taksave në kundërshtim me ligjin”. Organi i akuzës gjatë leximit të pretencës, seancën e shkuar, kërkoi për të pandehurit Bujar Loshi dhe Atli Hoti dënimin me nga një vit burg për secilin. Sipas Prokurorisë, hetimi për këtë rast ka nisur nga kallëzimi që ka bërë shoqëria private “Gjoka sh.p.k.”, e cila pretendonte se ka fituar tenderin për ndërtimin e rrugës “ValiasLaknas”. Gjatë hetimit, sipas Prokurorisë, u konstatua se përveç shkeljeve në këtë tender, ka shkelje edhe në tendera të tjerë. Në bazë të këtij vendimi Mziut i hiqen të gjitha funksionet publike dhe selisë blu duket se do ti duhet të mendojë një kandidaturë tjetër për Bashkinë Kamëz. Avokati i zotit.Mziu tha pas vendimit të trupës gjyqësore se do ti drejtohet Apelit. “Vendimi është marrë jashtë zyrave të kësaj gjykate. Vendimi nuk ështç i formës së prerë, do ta apelojmë”.
Add new comment