“Panorama” zbardh debatin me dyer të mbyllura, Blushi: Nuk u respektua statuti i PS, s’kishte proces. Rama: Emrat nuk i kam zgjedhur unë, i ka sjellë baza

Ben Blushi, anëtari i Kryesisë Socialiste, kundërshtoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale gjatë takimit konsultativ të kreut të PSsë Edi Rama me deputetët sipas qarqeve. Duke dalë nga selia e PS-së, Blushi tha se “po i vjen fundi një procesi që nuk ishte proces”. “Panorama” shkruan se burime nga takimi kane pohuar për të se mes Blushit dhe Ramës është debatuar lidhur me rrugën që është ndjekur në përzgjedhjen dhe seleksionimin e kandidaturave. Sipas Blushit, në këtë proces, që nuk mund të konsiderohet i tillë, janë anashkaluar strukturat dhe nuk është respektuar statuti i Partisë Socialiste. “Nuk janë mbledhur strukturat, nuk është respektuar statuti i partisë, nuk është mbledhur Asambleja dhe as Kryesia. Kjo parti ka rregulla dhe janë shkruar jo që të zbatohen kur të duam dhe kur na interesojnë”, mësohet t’i jetë drejtuar Blushi kreut të PS-së. Por Rama mësohet ta ketë cilësuar këtë proces si të nisur dhe të përfunduar nga baza, e cila është pyetur vazhdimisht. “Emrat nuk i kam zgjedhur unë, por i ka sjellë baza. Procesi i përzgjedhjes është bërë duke pyetur bazën”, mësohet të jetë shprehur Rama.
Add new comment