Obama e Kastro shtrëngojnë duart në samitin e Panamasë: Ditët kur SHBA përzihej në çështjet e këtyre shteteve, kanë kaluar

SHBA dhe Kuba kanë pasur mjaftueshëm përplasje mes njëtra-tjetrës që prej vitit 1959 kur Fidel Kastro hyri në Havana si triumfator. Por se fundi presidenti amerikan, Barack Obama shtrëngoi duart me liderin kubanez, Raul Castro, në të parin takim të këtij niveli mes dy vendeve. Të dy u takuan në Samitin e Amerikave në Panama. Disa media thonë se ky shtrëngim duarsh do të hyjë në histori. Presidenti Obama tha përpara liderëve latinë se ditët kur vendi i tij interferonte lirshëm në çështjet e këtij rajoni, kanë kaluar. Duke folur në një forum të shoqërisë civile, Obama tha se “ditët kur SHBA përzihej në çështjet e këtyre shteteve, pa u ndëshkuar, kanë kaluar”. BBC raporton megjithatë se ky rrëfim i sinqertë i Obamës mund të krijojë tensione në samit, pasi Venezuela e ka akuzuar SHBA jo vetëm që ka ndërhyrë në punët e brendshme, por edhe që kanë përgatitur një grusht shteti ndaj tij.
Add new comment