Forca e Armatosur “përçan” shtetin, Jahjaga kundërshton deklaratën e Mustafës që FAK-u të shkojë në pjesën veriore të Kosovës pa marrëveshje me NATO-n

Postuar në 12 Prill, 2015 01:04

“Zëri” ngre shqetësimin sot se Forca e Armatosur e Kosovës po “përçan” shtetin. Sipas gazetës, deklarata e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, se Forca e Armatosur e Kosovës (FAK) nuk do të shkojë në pjesën veriore pa marrëveshje me NATO-n është kundërshtuar nga presidentja, Atifete Jahjaga, e cila ka thënë se FAK-u do të veprojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ndërkohë, që edhe më i ashpër ka qenë reagimi i komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, i cili ka thënë se FAK-u nuk ka nevojë të kërkojë leje nga NATO-ja për të shkuar në veri. Sipas Ramës, ushtria e ardhshme e Kosovës do të veprojë në bazë të nevojave që paraqiten në terren. Ndërsa, ekspertët e çështjeve të sigurisë në vend kanë thënë se situata politike në pjesën veriore të Kosovës e bën të pamundur shkuarjen e ushtrisë së Kosovës në atë pjesë pa një marrëveshje paraprake me NATO-n, megjithatë deklaratën e Mustafës ata e kanë vlerësuar si të ngutshme, pasi vlerësojnë se nuk është dashur të thuhet në këtë kohë.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.