Obama - Kastro takim historik në Panama, bien dakord se ka ardhur koha për të kaluar faqen e mosbsimit mes dy vendeve

Postuar në 12 Prill, 2015 23:57

Pak kush mund ta kishte imagjinuar këtë pamje: presidentët e Amerikës dhe Kubës që bisedojnë për normalizimin e marrëdhënieve pas më shumë se gjysmë shekulli armiqësie. Megjithatë presidenti amerikan Barak Obama është larguar nga Samiti i Amerikave në Panama pas një takimi historik me presidentin e Kubës Raul Kastro. Obama thotë se do të shqyrtojë rekomandimet për të hequr Kubën nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin, një tjetër hap që duhet ndërmarrë para rihapjes së ambasadave në Uashington dhe Havana. Presidenti Barak Obama tha se: “Është një takim historik. Historia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës është e ndërlikuar dhe gjatë viteve është krijuar shumë mosbesim.” Por presidenti Obama thotë se është koha për të kaluar këtë faqe, dhe presidenti Kastro është dakord. Kastro tha se ishte i gatshëm për të diskutuar gjithçka, dhe presidenti Obama thotë se do të vazhdojë të shprehë shqetësimet amerikane mbi liritë politike në Kubë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.