“Gazeta Shqiptare” shkruan se Tirana ende është pa kandidat zyrtar nga partitë e mëdha, ndërsa të pavarurit kanë ndezur motorët e fushatës

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se pritja për kandidatët për Bashkinë e Tiranës duket do të zgjasë edhe disa ditë, pasi Edi Rama dhe Lulzim Basha vazhdojnë të mendohen për kandidatët e tyr. Por sipas “Gazeta Shqiptare” Ilir Meta duket se i ka gati emrat për 21 qershorin. Mesjava e ardhshme pritet t’u japë fund dilemave mbi kandidatët për Bashkinë e Tiranës. Kryeministri Rama duket se ka preferuar të zyrtarizojë garuesin e së majtës pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Emiratet e Bashkuara, nga e cila do të kthehet mbrëmjen e së martës. Mes kandidatëve të së majtës, Erjon Veliaj duket se është i preferuari i kryeministrit. Veliaj. Në kampin tjetër, Lulzim Basha ka më shumë opsione mbi tavolinë. Tre emrat kryesorë mbi të cilët po mendohet lideri i demokratëve mësohet se janë Jorida Tabaku, Halim Kosova dhe Besnik Aliaj. Çfarë po kërkon Basha, është një personalitet që të gëzojë respektin e sa më shumë qytetarëve të kryeqytetit, pavarësisht ngjyrimeve politike, në mënyrë që të reduktojë kështu avantazhin elektoral të kundërshtarit. Në këtë mes, Ilir Meta ka qëndruar në pritje. Deri tani ka zyrtarizuar vetëm 3 kandidatë. Me fillimin e javës mendohet se lideri i LSI-së do bëjë publikë edhe pjesën tjetër të garuesve të së majtës, në 15 bashkitë ku PS i ka lënë të drejtën e propozimit. Me zyrtarizimin e kandidatëve pritet të fillojë edhe fushata elektorale. Ndërkohë që Tiranë, dy njerëzit e së majtës e të së djathtës po i pret me motorët ndezur kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, shkruan “Gazeta Shqiptare”.
Add new comment