Rama e Basha të mendohen sa pa vendosur, për të kandiduar femra për bashkinë e Tiranës, shkruan Baton Haxhiu

Analisti i Kosovës Baton Haxhiu i ka bërë sot një apel Edi Ramës, por edhe kreut të opozitës Lulzim Basha, që kandidaturat për bashkinë e Tiranës, ende sa pa u paraqitur, t'i kenë femra. Haxhiu i njeh Ramës betejën për kuotën e femrës në politikë. Një shoqëri maskiliste politike, shpeshherë e shëmtuar me korrupsion dhe me ambicie të papermbajtura, ka bërë që femrat shqiptare në të gjitha statistikat dhe sondazhet janë si mos më keq. "Edi Rama dhe Lulezim Basha e kanë një detyrë morale dhe fisnike para vetes: Të emërojnë femra për kandidate për kryeqytetin e shqiptarëve. Kjo detyrë nuk është vetëm garë politike, por në vete ka edhe një garë humane politike, shoqërore dhe antikorruptive. Është humane sepse gara ndërmjet meshkujve gjithmonë ka qenë e vrazhdë, është e vrazhdë, dhe për një kohë të gjatë do të jetë ë tillë – e vrazhdë dhe pa shije. Është antikorruptive sepse gara e mëshkujve ka gjuhën e vrazhdësisë, ka akuza për korrupsion, akuza për bythlëpirje, akuza për nënshtrim ndaj liderit dhe qindra fjali që i shërbejnë vazhdimit të konfliktualitetit shqiptar. Për herë të parë mund ta humanizojmë kryeqytetin shqiptar me një garë ku femrat do të linin gjurmët humane të betejës për kryeqytet", shkruan Haxhiu.a.k
Add new comment