Të japësh lekë pse ikën nga Shqipëria...

Postuar në 14 Prill, 2015 04:38

“Fiks-Fare” ka denoncuar dje raste të abuzimit të punonjësve të asaj që për forcë zakoni thirret Policia e Shtetit. Në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Murriqanit, punonjës të veshur me uniforma policie, u kërkojnë para qytetarëve shqiptarë që duan të kalojnë në hapësirën Shengen. Nga 30 euro deri në 50 euro. Është një praktikë që filloi që në momentin kur u realizua liberalizimi i vizave dhe në sajë të marrëveshjes qytetarët shqiptarë duhet të disponojnë shuma të mjaftueshme për të përballuar qëndrimin, apo edhe sigurimin. Në rastin e fundit, nxirret pretendimi se dikush prej tyre ka probleme me shtetin grek, edhe pse ljo kundërshtohet me një dokument të lëshuar nga Ministria e Brendshme. “Sapo të rinjtë kanë mbërritur në Murriqan, punonjësit e policisë shqiptare nuk i lenë të kalojnë, duke parë destinacionin e tyre, Italinë.
Sipas tyre, njëri prej të rinjve ka probleme me shtetin grek. Këtë pretendim të punonjësve të policisë shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Murriqanit, i riu e kundërshton duke u dhënë një shkresë që mban vulën e Ministrisë së Brendshme, e cila pasi ka verifikuar në ambasadën shqiptare në Athinë, jep konfirmimin që ky person nuk ka probleme me shtetin grek për të lëvizur në hapësirën Shengen. Por, edhe pse shohin këtë dokument, policët nuk pranojnë që t’u vulosin pasaportat të rinjve dhe u thonë që të presin jashtë kabinës ku ndodhen policët. Më pas, shoferi i autobusit me të cilin udhëtojnë të rinjtë, i cili bën vazhdimisht këtë rrugë, vjen dhe kërkon në emër të policëve nga 50 euro secili që të kalojnë kufirin.Të rinjtë pranojnë të paguajnë nga 30 euro secili për të vulosur çdo pasaportë, për të kaluar në Mal të zi”, raporton “Top-Channel”. Është një rast që i shtohet incidenteve me punonjës të Policisë së Shtetit, që mbetet një nga institucionet më problematikë.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.