Hakerat prorusë vjedhin listën sekrete: Edhe dy oficerë shqiptarë në ndihmë të ushtrisë ukrainase

Grupi i hakerave prorusë “Cyber Merkut”, që ka vjedhur edhe më parë dokumente të NATO-s dhe SHBA-ve mbi Ukrainën, ka zbuluar një listë me 58 emra oficerësh nga vende të NATO-s si SHBA, Spanja, Estonia, Turqia, Hungaria, Portugalia, Shqipëria etj., të cilët kanë shkuar dhe do të shkojnë në Ukrainë për të stërvitur ushtarët ukrainas ndërmjet datave 12 prill dhe 6 maj të këtij viti. Mes tyre figurojnë edhe dy oficerë të ushtrisë shqiptare do të marrin pjesë në trajnimin e ushtarëve ukrainas në zonat ku janë duke luftuar me separatistët prorusë. Lajmin e njofton portali Albeu.com, i cili bën me dije se hakerat kanë edhe datat e mbërritjes së secilit prej tyre, kompaninë ajrore me të cilën do të udhëtojnë si edhe orën e mbërritjes së avionit në Kiev. Materialet janë vjedhur nga ministria e Mbrojtjes ukrainase, dhe portali posedon emrat e dy ushtarakëve tanë, por rezervohet në publikimin e tyre.
a.k
Add new comment