Bazhdari nis hartimin e programit elektoral në bashkëbisedim me grupet e interesit; restaurohen varrezat katolike

Programin elektoral për drejtimin e ardhshëm të bashkisë së zgjeruar të Shkodrës në rast fitoreje, kandidatja e së majtës Keti Bazhdari do ta hartojë në bashkëpunim me 12 grupe interesi. Takime të njëpasnjëshme do të zhvillohen nga ana e kandidates dhe stafit të saj, dhe i pari ka nisur me përfaqësues të shoqërisë civile, mbi 40 drejtues organizatash të ndryshme. Si metodë e bashkëveprimit është zgjedhur “kontrata sociale” me qeverisjen vendore të ardhshme, në lidhje me shqetësime që deri sot nuk kanë marrë zgjidhje, si mungesa e transparencës në buxhet për shërbimet sociale, buxheti i papërfillshëm në shërbimet komunitare, injorim i nismave vullnetare e aq më tepër, mospërfillje edhe kur bëhet fjalë për tërheqjen e fondeve të BE-së. Ministrja e Kulturës, Kumbaro, në këtë frymë njoftoi miratimin e projektit të restaurimit të varrezave katolike të Rrmajit, ku prehen edhe Marubi e Kol Idromeno.
a.k
Comments
LERINI RAHAT TE VDEKURIT NE

LERINI RAHAT TE VDEKURIT NE VARREZET KATOLIKE NE SHKODER.

Nuk kan nevoje Varrezet Katolike te Shkodres qe te restaurohen, sepse mbas viti 1990 asht vete popullsia katolike e Shkodres qe i ka restaurue ma se miri.

Poltika duhet te heq dore te beje politike edhe me eshtrat e katolikve ne Shkoder. Ju shikoni eshtrat e ortodoksve ne Jug te Shqiperise se mos behet tregeti me ta.

Ne Vorrezat Katolike te

Ne Vorrezat Katolike te Shkodres nuk jane vetem Idromeno dhe Marubi. Aty jane te varrosun edhe shume viktima te komunizmit te pushkatuem apo te vdekun neper torturat.

Lerg duert e komunistave-socialistave nga Vorret e katolikve shkodrane.

Add new comment