Bie kërkesa e opozitës për mandatin e Kokëdhimës, Arben Ristani: Maxhoranca do t’ia fshehë çështjen Gjykatës Kushtetuese

Bie kërkesa e opozitës për mandatin e Kokëdhimës. Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve zhvilloi sot mbledhjen e radhës në të cilën shqyrtoi kërkesën e PD-së për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit të PSsë, Koço Kokëdhima. Pas mbledhjes sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha për gazetarët se mazhoranca po kërkon t’ia fshehë Gjykatës Kushtetuese kërkesën. “Shqyrtim nëse duhet dërguar kërkesa ne Kushtuese apo jo? Mazhoranca është e mendimit qe duhet t’ja fshehë gjykatës Kushtetuese…, gidhet me krimin….si krimi kërkon të fshihesh dhe veprosh në errësirë”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
Add new comment