Stefan Çipa flet për mos kandidimin në Sarandë: E prisja pas komunimimit që Kokëdhima bëri me mua dy ditë më parë

Për “Ora News”, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Stefan Çipa, ka komentuar vendimin e PS që ai të mos rikandidojë. Në vend të tij do kandidojë Floriana Koka. “E prisja pas komunimimit që Kokëdhima bëri me mua dy ditë më parë. I uroj më të mirën. Nuk kam ndonjë objeksion. Fillimisht ishin tre kandidatura, më pas mbetën dy unë e Koka. Nuk e di se kush i ka bërë sondazhet të paktën në dijeninë time, unë kam mbështetjen e qytetarëve, sondazhet jashtë dijenisë time mund të ketë njerëz që janë cënuar. Sondazhet për mua nuk qëndrojnë por unë jam i detyruar t’i respektoj. Qofshin realiste. Unë mbështes PS dhe nuk do të kandidoj i pavarur” tha Çipa gjatë fjalës së tij për “Ora News”.
Add new comment