Georgievski: Kryeministri i qeverisë teknike duhet të jetë shqiptar, ata kanë nxjerrë 4-5 intelektualë që mund të kryejnë me sukses këtë detyrë në Maqedoni

Sipas agjencisë “INA” ish-kryeministri Lubço Georgievski e ka përkrahë idenë që kryeministri i një qeverie teknike që do të formohej për tejkalim të situatës aktuale në Maqedoni, të jetë shqiptar. Gjatë debatit të organizuar nga QMBI, Georgievski ka vlerësuar se shqiptarët e Maqedonisë kanë së paku 4-5 intelektualë të kalibrit të lartë, që mund të ushtrojnë këtë detyrë, raporton "lajmpress.com". “Kur jemi tek qeveria e ekspertëve u promovua ideja se më mirë do të ishte që në këtë moment një shqiptarë të jetë kryeministër i qeverisë teknike. Mua personalisht nuk më pengon kjo dhe vlerësoj se shqiptarët në vitet e fundit kanë nxjerr 4-5 intelektualë që mund të kryejnë me sukses këtë detyrë në Maqedoni”, deklaroi Georgievski.
Add new comment